ZRRE: Mosalokimi i subvencionit qeveritar për energjinë po rrezikon Marrëveshjen me ENTSO-E

E publikuar: 04/08/2022 18:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka shprehur shqetësimin se mosalokimi i subvencionit të Qeverisë për energjinë elelktrike, është duke rrezikuar Marrëveshjen e Kyçjes me ENTSO-E e po ashtu edhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike.

Këtë shqetësim ZRRE-ja e ka shprehur pas takimeve të ndara që ka zhvilluar me përfaqësuesit e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), KESCO-s dhe të KOST-it të enjten.“Ndër të tjera, u theksua edhe rëndësia e mbylljes së obligimeve financiare të operatorëve të licencuar ndaj njëri – tjetrit, si dhe ndikimi që këto vonesa po e shkaktojnë sektor.

Sipas informacioneve të marra nga të licencuarit në fjalë, mos alokimi i subvencionit të Qeverisë për energjinë elektrike, është duke e rrezikuar Marrëveshjen e Kyçjes me ENTSO-E dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike. Të pranishmit u zotuan të bashkëpunojnë edhe më tej me njëra-tjetrën, si dhe me institucionet tjera publike në vend, në mënyrë që të ruhet qëndrueshmëria e furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së pas takimeve.