Zogaj për Kurtin: Ka përfunduar i izoluar, ky është gjenialitët i madh politik

E publikuar: 08/06/2022 20:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga ambiciet që ky i fundit kishte për demokratizimin e rajonit dhe krijimin e “aleancës ballkanike” kundër Serbisë, ka përfunduar si i izoluar.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Zogaj ka kujtuar se si Kurti në cilësinë e kryeministrit, ka bërë fushatë në Shqipëri kundër Edi Rames dhe Partisë Socialiste, duke shtuar se i pari i qeverisë, sipas Zogajt, ka ndërtuar një relacion thuajse armiqësor me Malin e Zi.

“Duke aluduar kështu që pas zgjedhjeve të 14 Shkurtit dhe pas demokratizimit të Kosovës, na ka mbet edhe në rajon me u shtri. Faktori shqiptar në rajon ka qenë i sulmuar nga Kurti dhe LV në forma të ndryshme. Nga ambiciet për demokratizim të rajonit dhe krijim të “aleancës ballkanike” kundër Serbisë, kanë përfundu edhe me të izoluar dhe krejtësisht të përjashtuar. Ky është gjenialitët i madh politik”, ka thënë Zogaj.

Postimi i plotë i tij:

Në cilësinë e kryeministrit, Albin Kurti ka bërë fushatë në Shqipëri kundër Edi Rames dhe Partisë Socialiste vitin e kaluar. Në cilësinë e liderit te opozitës, Albin Kurti është përfshirë në fushatën zgjedhore persidenciale në Maqedoninë e Veriut, duke qenë hapur kundër njërit krah politik shqiptar atje.

Albin Kurti dhe LV kanë ndertu një relacion thuajse armiqësor me Malin e Zi për demarkacionin. Saqë një ditë me diell patën shkuar ne kufi afër atje dhe e patën vendos flamurin shqiptar, duke e “përcaktuar” kështu, kufirin Kosovë-Mali i Zi. Politika është edhe personale.

Vitin e kaluar, e gjithë retorika e LV dhe besa e Osmanit ka qenë që duhet ta demokratizojmë rajonin. Duke aluduar kështu që pas zgjedhjeve të 14 Shkurtit dhe pas demokratizimit të Kosovës, na ka mbet edhe në rajon me u shtri. Faktori shqiptar në rajon ka qenë i sulmuar nga Kurti dhe LV në forma të ndryshme.

Nga ambiciet për demokratizim të rajonit dhe krijim të “aleancës ballkanike” kundër Serbisë, kanë përfundu edhe me të izoluar dhe krejtësisht të përjashtuar. Ky është gjenialitët i madh politik.