Zogaj për Kurtin: I paaftë si kryeministër, mashtrues si politikan

E publikuar: 15/08/2022 18:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Petrit Zogaj, njohës i çështjeve politike, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Albin Kurti duke e quajtur atë si të paaftë si kryeministër dhe mashtrues si politikan.
Përmes një postimi në Facebook, Zogaj ka shtuar se Kurti është kryeministër për të njëjtën kohë sa ka qenë edhe Isa Mustafa por edhe më shumë se sa Avdullah Hoti, dhe se në asnjërën prej këtyre qeverive nuk kemi parë krizat si në qeverinë Kurti, .

“Albin Kurit deri me tash ka qendru ne karrigen e kryeministrit afersisht sa kete pozite e ka mbajtur Isa Mustafa, 2 vjet e dicka, po ashtu aq sa KM ka qene Haradinaj, dhe dyfish me shume sesa Hoti. Ne asnjeren prej ketyre nuk kemi pare krizat qe KM Kurti i ka prodhu gjate kesaj periudhe. I paafte si kryeminister, mashtrues si politikan”, ka thënë Zogaj.