Zjarret në Suharekë, Muharremaj kërkon ndihmë

E publikuar: 01/08/2021 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zona Industriale në Shirokë të Suharekës është përfshirë nga zjarret.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, thotë se gjendja është serioze teksa ka kërkuar ndihmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë, njofton Klankosova.tv

“Situata është serioze nga përfshirja e zjarreve në Zonën Industriale në Shirokë. Të gjitha ekipet e zjarrëfikësve janë në teren, e poashtu kemi kërkuar ndihmë edhe nga Prizreni dhe Mamusha. Të gjithë ata që mendojnë se mund ta japin ndihmë e tyre me cisterna private i ftoj të na ndihmojnë” është shprehur Muharremaj.