Zidane: Iniesta e meritoi një ‘Top të Artë’

E publikuar: 27/04/2018 23:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta, ka zbuluar se do të largohet nga klubi, ndërsa Zinedine Zidane beson se ai e ka merituar një Top të Artë për karrierën e tij. 

Ai pritet të largohet nga Camp Nou për një aventurë të re në Kinë.

Zidane ka folur për lojtarin dhe karrierën e tij

“Është e vështirë, sepse nëse ju pëlqen futbolli dhe e shihni një lojtar duku u larguar është e vështirë”.

Andres Iniesta (Getty Images)

“Nuk mendoj për të si lojtar i Barcelonës. E shoh atë thjesht si lojtar futbolli”.

“Kam qëndruar rreth tij dy ose tre herë dhe ai është një njeri simpatik, shumë i rezervuar dhe mua më pëlqen lojtarët që mund të bëjnë gjithçka në fushë, por janë të qetë”.

“Kam vetëm fjalë të mira për të, admirim për futbollin e tij dhe i uroj atij më të mirën si një lojtar, por mbi të gjitha, si një person”.

Zidane

“Po flasim për dikë që i bëri të gjitha ëndrrat realitet dhe ai meritonte ta fitonte Topin e Artë, veçanërisht në vitin që e fitoi Kupën e Botës”.

“Ishte e qartë se atëherë e meritonte”, ka thënë Iniesta./Telegrafi/