Zhdukja e mistershme e Bedri Rexhepit: 14 ditë, asnjë gjurmë

E publikuar: 22/04/2021 21:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bedri Rexhepi, tash e 14 ditë është zhdukur pa gjurmë dhe familja nuk di gjë për fatin e tij.

Nga data 8 prill rreth orës 16:00 ai u largua nga shtëpia dhe nga ajo ditë nuk është i qasshëm më në telefon.

Vetura e tij e tipit “Grand Shirok” iu gjet në arat e fshatit Janjevë të Komunës së Lipjanit.

Në ditën që Rexhepi pretendohet të jetë rrëmbyer, me vete kishte pasur një shumë të konsiderueshme të parave.

E një person që dyshohet se ka gisht në këtë rast tashmë është arrestuar.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, LauretaUlaj, tha se personit me inicialet J.V me kërkesë të Departamentit të Krimeve të Rënda iu është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaj, të cilën kërkesë e ka aprovuar Gjykata Themelore në Prishtrnë.

Ndërkohë, familja Rexhepi nga këto organe të drejtësisë po pret zbardhjen e rastit derisa kërkon edhe ndihmë nga qytetarët që mund të dinë ndonjë gjë për fatin e familjarit të tyre.

E policia bashkë me prokurorinë janë duke punuar int

Intensivisht me këtë rast, sipas zyrtarëve për informim të këtyre dy institucioneve.