Zharku i reagon Përparim Ramës që tha se është apartiak: Unë jam LDK

E publikuar: 01/06/2021 23:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lutfi Zharku

Ish-ministri dhe anëtari i LDK-së, Lutfi Zharku i ka reaguar kandidatit të partisë së tij, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama.

Rama në një emision televiziv tha se është apartiak, anipse do të kandidojë për LDK-në në garën për kryetar të Prishtinës.

“Unë jam apolitik. Nuk jam i anëtarësuar në LDK, por do garojë kandidat i saj. Besoj fuqishëm në Lumirin, i cili po bën reformat e mëdhaja përbrenda LDK’së, e shoh si njeri vizionar, me ide përparimtare, interesi i tij shihet”, deklaroi ai.

Ndërsa, Zharku postoi një fotografi në Facebook, duke i kundërpërgjigjur atij, duke thënë se “është partiak dhe është LDK”.

“Unë jam partiak. Unë jam LDK”, shkroi Zharku, duke ia bashkangjitur një fotografi të tij.