Zgjohet nga koma 17 vjeçari, i mbijetuari i aksidentit

E publikuar: 29/07/2017 23:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qëndrim Alidema, 17 vjeç, ishte në veturë bashkë me 4 viktimat tjera të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident në Prishtinë, tek rrethrotullimi ku vetura e cila po ecte 200km/h dhe fluturoi 53 metra.

Gjendja shëndetësore e Qëndrimit deri para disa minutave ka qenë kritike, kurse tashmë ai është ngritur nga koma.

Lajmin e mirë e ka konfirmuar vëllai i Qëndrimit, përmes rrjeteve sociale, transmeton Metro.

Gjithashtu bëhet e ditur se ai ka arritur edhe të bisedojë me familjarët e tij.

Qëndrimi kishte pësuar lëndime të rënda nga aksidenti i djeshëm ku kanë humbur jetën baba e axha i djaloshit, bashkë me bashkëshortet e tyre.