Macron dhe Le Pen në rrethin e dytë, thonë rezultatet e projektuara

E publikuar: 23/04/2017 21:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Brendshme e Francës thotë se nga 20 milionë votat e numëruara, Marine Le Pen ka marrë 24.38 për qind, Emmanuel Macron 22.19 për qind, François Fillon 19.63 për qind dhe Jean-Luc Melechon 18.09 për qind të votave.

Kjo përfaqëson afro gjysmën e votave por nuk përfshinë kryesoret, shkruan BBC.

Më herët rezultatet e projektuara nxorrën kandidatinieqendrës Emmanuel Macron dhe udhëheqësen e të djathtës ekstreme Marine Le Pen fitues në rrethin e parë të votave për zgjedhjet presidenciale në Francë.

Sipas këtyre rezultateve, Macron mori 23.7 për qind ndërkohë që zonja Le Pen mori 21.7 për qind të votave, ka bërë të ditur Televizioni Francez.

Të dy kandidatët janë sfiduar nga François Fillon i qendrës së djathtë dhe ai i të majtës ekstreme Jean-Luc Mélenchon, thonë projeksionet, transmeton BBC.

Macron dhe Le Pen do të përballen në balotazh më 7 Maj.​

Cilido që të fitojë në rrethin tjetër, votimet do të shënojnë një ndryshim nga partitë e majta dhe ato të qendrës së djathtë që kanë dominuar për një kohë të gjatë politikën franceze, thotë BBC.

Pjesëmarrja në zgjedhje në nivel kombëtar duket të jetë e ngjashme me atë të zgjedhjeve të vitit 2012.

Presidenti i Francës, François Hollande, me mbylljen e vendvotimeve dhe pas rezultatit të projektuar, ka biseduar me telefon me Emmanuel Macron për ta uruar për kalimin në rrethin e dytë.

Kandidati i qendrës së djathtë që ka humbur në rrethin e parë, François Fillon, ka shkruar në rrjetin e tij social se e mbështet Macron në rrethin e dytë.

Edhe ish kryeministri francez, Manuel Valls, i Partisë Socialiste thotë se e mbështet Emmanuel Macron në rrethin e dytë.

“Sikurse edhe në rrethin e parë unë do të votojë Macron… për Francën”, ka shkruar në Twitter Valls.

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel në rrjetin e tij social Twitter e ka përgëzuar Emanuel Macron, pasi sondazhet sugjerojnë se kandidati i qendrës, në rrethin e dytë më 7 maj do të garojë së bashku me udhëheqësen e të djathtës ekstreme Marine Le Pen.

Zoti Michel tha se ishte ‘optimist’ për rezultatin dhe për “projektin evropian që shikon përpara”.