Zgjedhjet në Drenas: Pjesëmarrja deri në orën 15:00, 29.69%

E publikuar: 18/12/2016 17:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, bëri të ditur se pjesëmarrja në votime e qytetarëve me të drejtë vote deri në orën 15:00 është, 15 mijë e 610 votues apo 29.69% nga 52 mijë e 569 votues sa përmban Lista Përfundimtare e Votuesve, njofton Klan Kosova.

Deri në të njëjtën kohë në Raundin e Parë me 04 dhjetor patën votuar 14 mijë e 193 votues apo 27% e qytetarëve me të drejtë vote.

Gjithashtu, kryetarja Daka njoftoi se duke u mbështetur në informacione nga Qendrat e Votimi procesi zgjedhor është duke vijuar normalisht.