Zëvendëskryeministri i Haradinajt me nëntë këshilltarë politik

E publikuar: 02/07/2020 18:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Besnik Tahiri është emëruar zëvendëskryeministër i vendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Qeverinë Hoti.

Punën e tij si zëvendëskryeministër i vendit Tahiri ka vendosur që ta bëjë me gjithësej nëntë këshillarë politik përreth vetes.

KALLXO.com ka siguruar dokumentin në të cilin janë emrat e këshilltarëve politik të emëruar në Qeverinë Hoti.

Sipas këtij dokumenti, në pozitën e këshilltarit politik në kabinetin e zëvendëskryeministrit Besnik Tahiri janë emëruar:

Erblina Tahiraj, këshilltare politike për rini;

Jona Jaha, këshilltare politike për zhvillimin e politikave publike;

Haki Shatri, këshilltar politik për ekonomi;

Xhavit Alijaj, këshilltar politik;

Nevrus Deva, këshilltar politik;

Ali Zeqiri, këshilltar politik;

Agim Haziri, këshilltar politik;

Nazmi Selmanaj, këshilltar politik;

Ermira Ratkoceri, këshilltare e jashtme politike për ekonomi.

Tahiri është zëvendëskryeministri i cili ka më së shumti këshillarë politik të emëruar në krahasim me dy zëvendëskryeministrat e tjerë, Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj- Halimaj.

KALLXO.com sot raportoj për numrin e këshilltarëve politik të kryeministrit Avdullah Hoti.