Zero Pozitive, solidarizohet me fondin për shërimin regjisorit Bekim Lumi

E publikuar: 01/03/2018 07:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditë më parë është bërë publik lajmi se regjisori dhe profesori i njohur i Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Bekim Lumi ka nevojë për përkrahje financiare në mënyrë që ta vazhdojë terapinë me të cilën po e lufton sëmundjen e kancerit, transmeton infosot.com.

Një grup artistësh e miqsh të Bekim Lumit kanë nisur një kampanjë përmes të cilës mëtojnë të mbledhin në xhirollogarinë e Lumit mjetet e nevojshme. Kësaj iniciative iu është bashkuar Edhe Agensioni më i madh i marketingut në Kosovë, Zero Pozitive Publicis, i cili ka përkrahur iniciativen e “Miqt Pub” dhe kanë bërë së fundi një thirrje për të dalë në ndihmë regjisorit Lumi. Më poshtë gjeni thirrjen e plotë si dhe të dhënat e kontos dhe të tjera nëse dëshironi të ndihmoni.


Agensioni më i madh i marketingut në Kosovë, Zero Pozitive Publicis ka përkrahur iniciativen e Miqt Pub në ankandin e mbajtur dje me datë 28 Shkurt.

Posteri me protagoniste Atifete Jahjagën i vendosur tek MIQT Pub është blerë nga Zero Pozitive Publicis ndërsa paratë nga shitja e tij do të dhurohen në fondin për shërimin e regjisorit Bekim Lumi, interesimi për ta blerë atë nuk ishte i vogël. Regjisori kosovar, i cili vuan prej dy vitesh nga sëmundja e kancerit, ka nevojë për ndihmë financiare ndërsa ne ftojmëtë gjithë dashamirësit e artit dhe jovetem t’ibashkohen nismave të tilla.

“Vitin 2017 e kemi mbylluar duke përkrahur shumë projekte bamirësie dhe duke inicuar shumë të tilla, jemi shumë të lumtur që vitin 2018 e nisem me një tëtillë” kanë thënë përfaqësues të agjensionit.

Zero Pozitive publicis vitin që shkoj i ka përkrahur disa iniciativa bamirësie përfshirë edhe fondacionin Care For Kosovo Kids.

Ju ndihmat tuaja mund t’i dërgoni në këtë xhirollogari bankare:

Bartësi i kontos: BEKIM LUMI
Adresa: Rr. “Theodor Muzaka”, H. 1, Nr. 10, Prishtinë, 10000, RKS, Kosovë
Numri i kontos: 1110251567000198
Banka: ProCredit Bank Kosovo J.S.C.
Adresa e Bankës: Rr. George Bush, Nr. 16, Prishtinë, Kosovë

Ndërkaq, për banorët jashtë Kosovës, përveç të dhënave të mësipërme, duhet të jenë edhe këto shënime shtesë:

Account No (IBAN): XK051110251567000198
SWIFT (BIC) CODE: MBKOXKPRXXX
Bank Identification Code: PRCBDEFFXXX
Correspondent / Intermediary Bank: PROCREDIT Bank AG, Frankfurt am Main, Germany