Zemaj: Vjen konfirmimi për blerjen e vaksinave Pfizer – BioNTech

E publikuar: 31/03/2021 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se ka pranuar konfirmimin për blerjen e vaksinave nga Pfizer-BioNTech.

Zemaj e ka quajtur këtë lajm të gëzueshëm, transmeton Telegrafi.
Edhe një lajm i gëzueshëm për mua, dhe qytetarët e Kosovës, që pas shumë negociatash dhe shkëmbim të shkresave, vjen konfirmimi për blerjen e vaksinave nga Pfizer-BioNTech. Duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët për angazhimin e sinqertë, shpresoj se kjo do jetë arma më e forte, në luftimin përfundimtar të pandemisë Covid-19”, ka thënë ai.

Zemaj ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Qeveria aktuale qe të vazhdojë në mënyrë efikase finalizimin e kësaj marrëveshje.

“Njëherit, kërkova që Qeveria aktuale, të vazhdojë në mënyrë sa më efiakse, finalizimin e pjesës së marrëveshjes për blerje, e cila siguron vaksinim në masë të qytetarëve të Kosovës në luftimin e pandemisë globale Covid-19.P.S Shkresa dërguar përfaqësuesit të Pfizer-BioNTech, z. Rocha, Qeverisë së Kosovës, Minstrit të Shëndetësisë dhe ekipit teknik profesional në MSh”, ka thënë ai.

Ndryshe, vaksinimi i qytetarëve me vaksinat antiCOVID ka filluar ditën e martë.

Kosova, të dielën mbrëma, ka pranuar 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca.

Këto dërgesa, të parat për Kosovën, janë siguruar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon furnizimin me vaksina të vendeve në zhvillim.

Kosova ka regjistruar mbi 88,000 raste me coronavirus. Aktualisht, aktive janë mbi 13,000.