Zemaj: Qeveria s’ka plan për menaxhimin e shëndetësisë, as pas gati 1 viti e gjysmë qeverisje 

E publikuar: 20/07/2022 19:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Ish-Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se është shqetësues numri i lartë i rasteve me COVID-19 në vendin tonë.

Po ai më shqetësuese e sheh qasjen e qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë në raport me rritjen e rasteve duke theksuar se është dashur të bëhet më shumë thirrje për vaksinim.

Ndërkaq kur ka folur për shumën e ndarë nga qeveria prej 5.5 milionë eurosh për stafin shëndetësor që ka kontribuar në kohën e pandemisë, Zemaj e ka quajtur lëmoshë duke thënë që pagesa prej 60 eurosh është ofendim.

Këto deklarata ish-Ministri i Shëndetësisë i ka bërë në emisionin “News Talk” me Dafina Latën në Klan Kosova FM.

Zemaj e ka kritikuar qeverinë që nuk ka planprogram për menaxhimin e shëndetësisë, edhe pas gati 1 vit e gjysmë në qeverisje.

Ai i është përgjigjur edhe Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latfi, i cili deklaroi se “kur e shoh që shëndetësia nuk është top prioritet, unë kthehem në Amerikë”.

“Ti ki ku me u kthy, po ne nuk kemi ku me u kthy. Ne jetojmë këtu dhe këtu po ndërtojmë ardhmërinë dhe po tentojmë që mjekët tonë të qëndrojnë në Kosovë”, ishte përgjigja e Zemajt për Latifin.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!