Zemaj për dorëheqjen e Vitisë: Iku nga detyra ministri më i dështuar i qeverisë më populliste

E publikuar: 01/10/2021 13:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se Arben Vitia ishte ministri më i dështuar i qeverisë pupulliste.

Ai, këto komente i ka bërë pasi Arben Vitia dha dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë, si shkak i kandiidimit të tij për kryetar të Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Zemaj ka thënë se Vitia ishte bërë ministër me qëllim që të synojë postin e të parit të kryeqytetit.

“Sot, iku nga detyra ministri më i dështuar i qeverisë më populliste. Thënë ndryshe e lëshoi detyrën për të synuar një detyrë të re, duke lënë të nënkuptohet se ishte bërë ministër me qëllim që nesër të synon të bëhet kryetar komune.Në të vërtetë, fillimisht ai duhej të shkarkohej apo të jepte dorëheqje të parevokueshme si rezultat i mungesës së menaxhimit të pandemisë, ku për pasojë i theu të gjitha rekordet e zeza në botë për vdekshmëri dhe numër të të infektuarve me COVID-19. Pra, papërgjegjësinë e dëshmoi. Paaftësinë e vulosi. Rekordet e zeza që vet i arriti, po dhe vet i theu. Dështimit nuk mund t’i ikë”, ka shkruar Zemaj në facebook.