Zemaj: Pas lirimit të masave është rritur numri i rasteve me COVID-19

E publikuar: 29/06/2020 14:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kanë marrë pjesë sot në Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me Coronavirus.

Pas këtij takimi të dy janë deklaruar për media, e ku kanë folur për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj pandemisë Covid-19, raporton Front Online.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë që pas lirimit të masave edhe është rritur numri i rasteve me Coronavirus.

“Ne tani jemi në fazën e tretë të hapjes dhe me hapjen e tyre është rritur edhe numri i rasteve me Coronavirus në vend. Shtim të numrit të rasteve ka pasur edhe të personave që kanë kërkuar ndihmë në Klinikën Infektive”, ka thënë Zemaj.