Zemaj: Kontigjenti i parë i vaksinave anti-COVID vijnë në Kosovë në shkurt

E publikuar: 30/12/2020 21:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se kosovarët duhet të kenë durim, besim dhe angazhim permanent në frontin e përbashkët kundër pandemisë COVID-19.

Zemja ka njoftuar se kontigjenti i parë i vaksinave antiCovid në Kosovë do të vijnë në muajin shkurt.
“Sapo me erdhi emaili zyrtar se kontigjenti i parë i vaksinave do të vijnë në muajin shkurt. Ky është lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Zemaj në RTK.