Zelensky ua ngatërron pozitat Ramës dhe Abazoviqit (FOTO)

E publikuar: 15/06/2022 19:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një postim të sotëm që e bëri në Facebook, ngatërroi kryeministrat shqiptarë që i shkuan në vizitë.

“Sot u takova me kryeministrin e Shqipërisë Dritan Abazoviq dhe me kryeministrin e Malit të Zi, Edi Rama” – kishte shkruar ai fillimisht në përshkrimin e imazhit të postuar, ku duket me të dy mysafirët e tij.

Megjithatë, më pas e ka hetuar gabimin e bërë, dhe e ka përmirësuar shkrimin, duke i vënë titujt korrekt kryeministrave të të dyja shteteve.

Ai sot falënderoi Ramën dhe Abazoviqin për vizitën dhe bisedat produktive, dhe bëri të ditur se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut po e mbështesin Ukrainën për anëtarësim në BE, dhe se në këtë rrugë evropiane, siç tha, “vendet tona nuk janë konkurrente, por ato plotësojnë dhe forcojnë aftësitë e njëri-tjetrit”./KlanKosova