Zëdhënësi i Lipjanit jep detaje për vdekjen e 13 vjeçares nga Bainca

E publikuar: 27/06/2020 18:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësi i komunës së Lipjani, Diamant Bytyqi e ka konfirmuar se viktima 13 vjeçare që vdiq sot në një burim të ujit është nga fshati Baincë e Lipjanit.

Ai tha se në një burim të vrellës së ujit të ngrohtë në Baincë sot ka humbur jetën një e mitur.

“Ka ndodhur një rast i tillë. Në bazë të informatave të para është e vertët që ka nddhur një aksident, ka humbur jetën një vajzë 12-13 vjeçare.

Pishina është invenstm i banorëve lokal dhe nuk ka asnjë kontroll pasi nuk ka investuar komuna.

Ajo nuk është pishinë por është burimi i vrellës të ujit të ngrohtë së Baincës që është rregulluar prej fshatarëve me vet inciativë, me fondet e tyre”, ka thënë ai për Indeksonline.

Bytyqi ka bërë apel ndaj qytetarëve të kenë kenë kujdes për fëmijët e tyre pasi nuk ka asnjë ekip shpëtimi në atë burim.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, për IndeksOnline ka thënë se policia është duke bërë hetimet për këtë rast.

“Policia ka pranuar informatën se sot pasdite një fëmijë i gjinisë femërore, rreth 13 vjeç dyshohet se ka qenë duke u larë ne një pishinë dhe e njëjta është sjellë në qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran ku edhe është konfirmuar se është pa shenja jete. Njesitët kompetente policore përfshirë hetuesinë kanë proceduar në vendin e incidentit për veprime të mëtejme”.