Zbulimi i varrit, në një varrezë në Oldham, u bë nga një grua që kërkonte vendin e prehjes së fundit të vëllezërve të saj binjakë, të cilët vdiqën në vitin 1962. Një varr masiv me më shumë se 300 trupa, shumica e të cilëve u përkasin foshnjave dhe fëmijëve të vegjël, është zbuluar në një varrezë në Oldham të Mançesterit.
Në vendin ku ndodhet varri, i cili nuk kishte shenja të veçanta, janë gjetur 145 fetuse të vdekur gjatë lindjes, 128 foshnja dhe fëmijë të vegjël dhe 29 të rritur, thanë përfaqësuesit e autoriteteve lokale.
Zbulimi i këtij varri u bë nga një grua nga Royton, e cila po kërkonte vendprehjen e fundit të vëllezërve të saj binjakë, të cilët vdiqën në vitin 1962. Këshilltarët bashkiakë thanë se ishte një zbulim tronditës dhe kërkuan që të ndërtohet një memorial për të gjithë ata që janë varrosur atje.
Gruaja që zbuloi varrin tha se prindërit e saj kurrë nuk kishin mundur t’u thonë lamtumirë vëllezërve të saj binjakë, sepse nuk e dinin se ku ishin varrosur. Njëri prej tyre kishte lindur i vdekur dhe tjetri kishte vdekur brenda pesë orëve nga lindja, shtoi ajo.
Para viteve 1980, foshnjat e lindura të vdekura u larguan nga familjet e tyre, të cilëve nuk u dhanë detaje se ku ishin varrosur. Stafi mjekësor u kufizua t’u thoshte prindërve se fëmijët e tyre do të varroseshin me “një person tjetër, të mirë”, i cili do të varrosej në të njëjtën ditë, pa iu dhënë mundësia për të thënë lamtumirë dhe më pas, foshnjat u varrosën në varre masive, përcjell A2.
Zbulimi i varrit në Royton pason një tjetër varrezë masive të gjetur në Wirral të rajonit të Merseyside në fillim të këtij viti, ku një grua 79-vjeçare arriti të gjente djalin e saj të vdekur pas 53 vitesh kërkimi.
Zbulimi i varrit, në një varrezë në Oldham, u bë nga një grua që kërkonte vendin e prehjes së fundit të vëllezërve të saj binjakë, të cilët vdiqën në vitin 1962. Një varr masiv me më shumë se 300 trupa, shumica e të cilëve u përkasin foshnjave dhe fëmijëve të vegjël, është zbuluar në një varrezë në Oldham të Mançesterit.
Në vendin ku ndodhet varri, i cili nuk kishte shenja të veçanta, janë gjetur 145 fetuse të vdekur gjatë lindjes, 128 foshnja dhe fëmijë të vegjël dhe 29 të rritur, thanë përfaqësuesit e autoriteteve lokale.
Zbulimi i këtij varri u bë nga një grua nga Royton, e cila po kërkonte vendprehjen e fundit të vëllezërve të saj binjakë, të cilët vdiqën në vitin 1962. Këshilltarët bashkiakë thanë se ishte një zbulim tronditës dhe kërkuan që të ndërtohet një memorial për të gjithë ata që janë varrosur atje.
Gruaja që zbuloi varrin tha se prindërit e saj kurrë nuk kishin mundur t’u thonë lamtumirë vëllezërve të saj binjakë, sepse nuk e dinin se ku ishin varrosur. Njëri prej tyre kishte lindur i vdekur dhe tjetri kishte vdekur brenda pesë orëve nga lindja, shtoi ajo.
Para viteve 1980, foshnjat e lindura të vdekura u larguan nga familjet e tyre, të cilëve nuk u dhanë detaje se ku ishin varrosur. Stafi mjekësor u kufizua t’u thoshte prindërve se fëmijët e tyre do të varroseshin me “një person tjetër, të mirë”, i cili do të varrosej në të njëjtën ditë, pa iu dhënë mundësia për të thënë lamtumirë dhe më pas, foshnjat u varrosën në varre masive, përcjell A2.
Zbulimi i varrit në Royton pason një tjetër varrezë masive të gjetur në Wirral të rajonit të Merseyside në fillim të këtij viti, ku një grua 79-vjeçare arriti të gjente djalin e saj të vdekur pas 53 vitesh kërkimi