Zbulohet agjenda e takimit Kurti-Vuçiq, në fokus propozimi evropian

E publikuar: 22/02/2023 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shërbimi Evropian për Çështjet e Jashtme në Bruksel ka publikuar agjendën për takimin e nivelit të lartë midis Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq të hënën më 27 shkurt do të takohem me ndërmjetësimin e Miroslav Lajçak.

Ata do të takohen veç e veç me të Dërguarin Evropian për Dialogun dhe më pastaj do të kenë takim të përbashkët, përcjell KlanKosova.tv.

Fokusi i takimi do të jetë mbi propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në fund thuhet se do të ketë një qëndrim të përbashkët që do të lëshohet për media rreth takimit, derisa Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell do të ketë një adresim.