Zbardhen detaje, ja si u zbuluan 10 ton drogë në Babicë të madhe

E publikuar: 19/10/2017 08:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksion policor i ndërmarrë pas një hetimi prej më shumë se 1 viti nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka përfunduar me sekuestrimin e më shumë se 10 tonëve drogë.

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thanë për SYRI.net se hetimet kishin nisur që 1 vit më parë, për të arritur në kapjen e kësaj droge. Në pranga janë vënë disa persona.

Mësohet se Policia është njoftuar në momentin e fundit, vetëm për të bërë ndërhyrjen, pasi ekzistonte frika e dekonspirimit të hetimit.

Ndërhyrja u bë pas takimit të djeshëm me Vishon dhe takimit të mbrëmjes se djeshme në Prokurorinë e Përgjithshme.