Zaza: Shpresoj që Morata t’i shënojë Juves në finale të LK-së

E publikuar: 05/05/2017 08:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Simone Zaza pranon se nuk mund të vendosë nëse do të mbështesë në Ligën e Kampionëve Juventusin apo “vëllanë” e tij të Real Madridit, Alvaro Morata.

Rezultati i gjysmëfinaleve të ndeshjeve të para sugjerojnë se finalja në Cardiff do të jetë mes këtyre dy gjigantëve, pasi Reali ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat 3-0, ndërsa Juve fitoi 2-0 në udhëtim te Monaco.

Megjithatë, nëse kjo finale ndodh atëherë do të ketë dilema të mëdha se kush do ta fitojë dhe njësoj mendon edhe një ish-futbollist i Zonjës së Vjetër.

Është sulmuesi i Valencias, Simone Zaza, i cili njërën anë bën tifo për Juventusin, ndërsa në anën tjetër dëshiron që gol të shënoj sulmuesi i Realit, Morata, të cilin e konsideron si vëlla.

“Nëse kjo është finalja, nuk mendoj se do të shkoj për të parë ndeshjen”, ka thënë fillimisht Zaza për Radio Onda Cer.“Si italian, do të gëzohem për Juventusin, ku kam shumë miq dhe shokë të Italisë, por vëllai im Morata luan për Real Madridin”, përcjell Telegrafi.

“Është një zgjedhje e vështirë. Shpresoj që Morata të shënojë”, përfundoi sulmuesi italian. /Telegrafi/