Ymeri: Të marrin fund flet-arrestet e Serbisë ndaj luftëtarëve të lirisë

E publikuar: 27/04/2017 11:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri thotë se lirimi i Ramush Hardinajt është një lajm i mirë për Kosovën dhe kombin shqiptar.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se duhet të marrin fund flet-arrestet e Serbisë ndaj luftëtarëve të UCK-së, transmeton Indeksonline.

Ja postimi i tij:

Lajmi për lirimin e Ramush Haradinajt është një lajm i mirë për Kosovën dhe kombin shqiptar. Ndalimi në Francë dhe mbajtja e tij për muaj të tërë ishte padrejtësi jo vetëm ndaj Ramushit, por ndaj gjithë luftës çlirimtare të UÇK-së.

Republika e Kosovës është shtet i pavarur nga Serbia. Fletë-arrestet e kësaj të fundit ndaj gjithë atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës duhet të marrin fund. Qeveria duhet ta kërkojë urgjentisht një gjë të tillë.