Ymeri: Mund të ketë mosbesim në mes të palëve dhe ndërmjetësuesve

E publikuar: 18/03/2023 21:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

takimit të Ohrit mund të jetë për dy arsye, ose për shkak të përmbajtjes së marrëveshjes ose për shkak të procedurave të zbatimit

Analisti Visar Ymeri e komentuar takimin e Ohrit ndërmjet kryeministri të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, i cili po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më tutje, ai ka supozuar se zgjatja e takimit të Ohrit mund të jetë për dy arsye, ose për shkak të përmbajtjes së marrëveshjes ose për shkak të procedurave të zbatimit.

“Nëse marrëveshja përmbi tekstin ka motive përmbajtjësore apo motive procedurale të nënshkrimit të marrëveshjes. Nëse është kjo e procedurës, unë mendoj se prapë këtë çështje duhet ta analizojmë nga dy perspektiva. Ku në njërën anë kjo mund të jetë mosbesim i palëve të njëra-tjetra, por madje po duke që jo vetëm për njëra-tjetrën, por ka mosmësim edhe në ndërmjetësin. Sepse ndërmjetësi nuk është vetëm ndërmjetës, po edhe garantues”, ka thënë Ymeri.

Sipas tij, nëse palët nuk i besojnë BE-së si garantuese dhe mbështetjes nga SHBA-ja, atëherë për Ymerin palët nuk po i besojnë ndërmjetësuesve.