Ymeri dyshon se Kurti mund të jetë i lidhur me rastin e Berishajt: VV publikon video për të mbuluar skandale

E publikuar: 15/01/2023 11:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në kompleksin memorial në Reçak të Shtimes qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe në nderim të 45 shqiptarëve të vrarë e e masakruar nga regjimi i kriminelit Sllobodan Millosheviq, raporton Ekonomia Online.

Homazhe kanë bërë edhe krerët e shtetit. Kryeparlamentari Glauk Konjufca, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti të shoqëruar edhe nga ambasadori, William Walker, ish-kryesues i Misionit Verifikues në Kosovë në vitet ’99, vendosën kurora lulesh.

Walker i cili gjatë këtyre ditëve të janarit po qëndron në Kosovë, është parë krah kryeministrit Albin Kurti, presidentes Vjosa Osmani e kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.

Viktimat e masakrës së Reçakut i përkujtuan edhe kryetarët e subjekteve opozitare, Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës.