Ylli i Atleticos trondit Griezmannin: Askush nuk është mbi klubin

E publikuar: 30/05/2017 09:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Saul beson se Griezmann është i zëvendësueshëm në Atletico dhe nuk brengoset nëse ai transferohet në “Old Trafford”.
Saul e ka përshkruar Antoine Griezmannin si shumë të rëndësishëm për Atletico Madridin, por ka insistuar se askush nuk është mbi klubin, i cili lidhet me Manchester Unitedin.

Ka kohë që raportohet se reprezentuesi i Francës do të ndërrojë Atleticon për Manchester Unitedin, pasi Jose Mourinho e dëshiron me çdo kusht atë në “Old Trafford”.

Griezmann ka shënuar 26 gola në gjitha garat për Atleticon që përfunduan të tretit në La Liga, derisa u eliminuan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Real Madridi.

Tani Saul, beson se 26 vjeçari mund të zëvendësohet nëse vendos të largohet nga ekipi nga Madridi.

“Në fund të fundit, Antoine Griezmann mund ta menaxhojë si të dojë të ardhmen e tij”, tha fillimisht Saul, raportojnë Marca e AS, transmeton Gazeta Express.

“Ai është me ne. Do ta presim atë në parasezon dhe më pas do të vendosë për të ardhmen. Nëse Griezmann largohet, kemi Fernando Torresin, Kevin Gameiron, Angel Correan dhe Yannick Carrascon”, shtoi mesfushori spanjoll.

“Ai është lojtar shumë i rëndësishëm për ne, i dimë kualitetet që ka, por asnjë lojtarë nuk është mbi klubin”, përfundoi Saul. /Express/