Xinjiang-u, një qendër e bashkëpunimit për “Një brez, një rrugë”

E publikuar: 17/07/2022 13:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rajoni Autonom i Xinjiang-Ujgurit në Kinën Perëndimore është ura e Kinës me Azinë Qendrore, Lindjen e Mesme dhe Europën. Ai luan një rol të rëndësishëm në nismën kineze “Një brez, një rrugë”, e cila është një kornizë e rrjeteve tregtare e infrastrukturore që lidhin Azinë me Europën dhe Afrikën përgjatë e përtej Rrugës së Mëndafshit të lashtë.
Gjatë vizitës në Xinjiang , presidenti kinez Xi Jinping e quajti këtë rajon “qendër” të bashkëpunimit në kuadër të nismës “Një brez, një rrugë”.
“Xinjiang-u është shndërruar nga një rajon relativisht i mbyllur i brendshëm në frontin e hapjes,” u tha presidenti Xi
Në Zonën e Portit Tokësor Ndërkombëtar, funksionon me efiçencê hekurudha me shpejtësi të lartë Kinë-Europë (Urumqi), si edhe të portet Alashankou dhe Horgos, që janë pikëkalime të rëndësishme të tregtisë ndërkufitare.
Në vitin 2016, Porti Tokësor Ndërkombëtar i Urumqit nisi shërbimin e trenave të mallrave Kinë-Europë, dhe që nga ajo kohë janë shtuar vazhdimisht trenat që kalojnë nëpërmjet këtij porti. Pavarësisht nga ndikimi i pandemisë së COVID-19, numri i trenave të mallrave Kinë-Europë që kanë hyrë dhe dalë nëpërmjet portit Horgos në vitin 2020 ishte mbi 4720, duke shënuar një rritje 43 % në krahasim me vitin 2019.

Sipas zyrtarëve vendorë të doganave, trenat e mallrave Kinë-Europë janë mirëpritur nga më shumë kompani gjatë pandemisë, për arsye të çmimit të ulët, të kapacitetit të madh transportues dhe të stabilitetit e të ndërlidhshmërisë së mirë.
Alashankou është porti hekurudhor më i afërt i Kinës me Europën. Në janar të vitit 2020, ky port nisi tregtinë elektronike ndërkufitare, dhe që atëherë mallrat, si lodra, produkte digjitale, veshje etj., të prodhuara nga Kina, janë transportuar në Europë.
Të dhënat nga doganat tregojnë se që nga janari i vitit 2020, më shumë se 57 milionë pako të tregtisë elektronike ndërkufitare me vlerë mbi 1 miliard juanë (rreth 160 milionë dollarë amerikanë) janë eksportuar nëpërmjet këtij porti.

Kina paraqiti strategjinë e zhvillimit të krahinave perëndimore në vitin 1999 dhe, që atëherë, këto krahina kanë arritur përparim të dukshëm. Rritja e përshpejtuar e PBB-së në Kinën Perëndimore tregon se po zvogëlohet hendeku i zhvillimit ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit të vendit.