Xhudisti Akil Gjakova, bëhet baba për herë të parë

E publikuar: 06/05/2021 23:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
AKILGJAKOVA

Kampioni i Evropës në xhudo, Akil Gjakova, është bërë baba për herë të parë. Ai dhe bashkëshortja e tij, Suela Gjakova, kanë mirëpritur së bashku një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Mali.

Lajmin e ka bërë të ditur vet xhudisti nëpërmjet një postimi që ka ndarë me fansat në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.“Djali im, Mali”, ka shkruar ai në një fotografi ku ka zbuluar portretin e foshnjës së porsalindur.

Të shumta kanë qenë urimet nga miqtë e ndjekësit që ka pranuar në hapësirën për komente.