Xhindosen gjeneralët zviceranë: Femrave në uniformë u ndalohen fotot

E publikuar: 09/12/2016 21:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komandantë të ushtrisë zvicerane kanë kërkuar nga rekrutet femra që të ndalojnë së postuar foto selfie me uniformë.

Ushtria ka thënë se ekziston një problem i veçantë me rekrutet femra të cilat janë të fiksuara për të realizuar foto gjatë detyrës dhe më pas i publikojnë në rrjetet sociale.

Shefat e ushtrisë kanë premtuar edhe për masa të ashpra ndaj postimeve të papërshtatshme nga rekrutët në rrjetet sociale, duke përfshirë edhe ato me përmbajtje raciste apo seksiste.

Zëdhënësi i forcave të armatosura zvicerane Daniel Reist deklaroi se: “Është një politikë shumë e qartë: Asnjë fotografi në uniformë. Kushdo që dëshiron të bëjë një foto duhet së pari të kërkojë leje nga komandanti”.

 

 

 

 

 

 

/tch/