Xhaxhai i Konjufcës e rëndon gjuhën me grevistët: Brirët e sprehur do t’iu thehen

E publikuar: 01/09/2022 18:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe një kërcënim tjetër i është drejtuar grevistëve. Bëhet fjalë për xhaxhain e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Rabit Konjufca, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “2500 arsimtarë arrin t’i manipulojë një Rrahmon [Rrahman Jashari]”, ndërsa ‘këshilloi’ mësimdhënësit “që ta lexojnë ligjin”.

Në fund, Rabit Konjufca ka thënë se ” Brirët që i keni sprehur në krye me Rrahmonët do ju thehen shumë shpejt”.

“‘Një budall e gjuan gurin, njëqind të menqur nuk mund ta nxjerrin’! 25 000 arsimtarë arrinë ti manipuloj një Rrahmon. Apo ndoshta po ju konvenon shtyrja e pushimit juve të menqurve. Lexoni ngapak ligjin dhe kuptoni të drejtat tuaja, mos u ankoni pastaj, se ligjin e kanë ndryshuar ata që ju po ju shërbeni si me qënë të mitur, në kurriz të nxënësve. Brirët që i keni sprehur në krye me Rrahmonët do ju thehen shumë shpejt”, ka shkruar ai në Facebook.