Xhavit Haliti ka deklaruar mbi 5 milionë euro vetëm pasuri të paluajtshme

E publikuar: 28/06/2021 12:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave, Agjencia kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2020, raporton Gazeta Express.

Mbi 5 milionë euro pasuri të paluajtshme ka deklaruar deputet i PDK’së, Xhavit Haliti për vitin e kaluar.

Ai ka deklaruar një objekt afarist 400 metra katror nga biznesi familjar nga viti 1993 me vlerë 260 mijë euro, një shtëpi banimi 300 metra katror nga biznesi familjar prej vitit 1993 me vlerë 80 mijë euro i cila është e prindit, një tokë bujqësore, 25,700.00 metra katror e trashëguar me vlerë 370 mijë euro po ashtu e prindit, një objekt hotelier të përbashkët, 500 metra katror me vlerë 200 mijë euro, një objekt afarist të përbashkët me sipërfaqe 1 mijë e 100 metra katror me vlerë 600 mijë euro, një tokë bujqësore 38 mijë metra katror të trashëguar, me vlerë 500 mijë euro, e cila është e prindit të tij dhe tokë dhe objekte të përbashkëta, 8 mijë metra katror me vlerë 3 milion euro.

Ndërsa, Haliti ka raportuar edhe 9 vetura.

1 veturë nga të ardhurat e biznesit familjar me vlerë 11 mijë euro, dy vetura të përbashkëta me vlerë 3 mijë euro, një veturë të përbashkët me vlerë 5 mijë euro, një veturë e fëmijëve me vlerë 18 mijë euro, një veturë e fëmijëve me vlerë 6 mijë euro, një veturë të përbashkët me vlerë 6 mijë euro, një veturë të përbashkët me vlerë 8 mijë euro, dhe një veturë e tij me vlerë 19 mijë euro.

Haliti ka deklaruar 5 mijë euro para të gatshme në institucionet financiare dhe 10 mijë euro të holla të gatshme të përbashkëta.

Si pagë vjetore nga Kuvendi i Kosovës, ai ka raportuar 24 mijë euro