WELT: Tre të plagosurit në Bielefed dyshohet që janë familjarë të personit të dyshuar për vrasjen e boksierit shqiptar

E publikuar: 26/02/2025 17:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qyteti i Bielefeldit në Gjermani është trazuar sot nga disa të shtëna me armë që kanë ndodhur menjëherë pas përfundimit të seancës për vrasjen e boksierit Besar Nimani.

Siç raporton mediumi gjerman “WELT”, dyshohet se tre personat e plagosur nga të shtënat e armëve janë familjarë të personit të dyshuar për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani.

Dhimbja në gjunjë dhe nyje zhduket nëse e bëni këtë çdo mëngjes!

“Tre persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri përpara Gjykatës Rajonale të Bielefeldit. Në të njëjtën kohë brenda objektit po zhvillohej gjykimi i boksierit të vrarë Besar Nimani. Viktimat thuhet se janë anëtarë të familjes së të pandehurit, raporton Henning Hünerbein”, raporton “Welt.de”.