Walker mbështet kandidaturën e Vedat Gashit për kongres

E publikuar: 23/05/2022 23:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një shqiptar do të garojë për kongresmen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ai është Vedat Gashi.

E në kuadër të kampanjës së Gashit është spikatur edhe një personalitet amerikan mjaft i adhuruar ndër shqiptarë.

Ai është ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, i cili u dha jehonë krimeve të kryera nga forcat serbe gjatë Luftës në Kosovë.

Walker është fotografuar bashkë me mbështetës të tjerë të Gashit i cili do të jetë pjesë e garës për kongres në zgjedhjet e nëntorit të sivjetmë.