VV vendos mbrapsht flamurin e Kosovës

E publikuar: 28/09/2017 20:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtuesit e Vetëvendosjes duket se nuk e kanë të qartë se si duhet të vendoset flamuri i Kosovës. Ata gjatë fushatës në Kamenicë këtë flamur e kanë vendosur mbrapsht.

Se janë kundër flamurit të Kosovës e kanë thënë gjatë gjithë kohës. Por, sot në një takim në Kamenicë me qytetarët e komunitet boshnjak, Visar Ymeri, Shpend Ahmeti e Albin Kurti kanë qëndruar para flamurit të Kosovës që ishte vendosur mbrapsht.

Kjo shihet edhe në një fotografi që është dërguar në adrës të Gazeta Express.