Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media ka thënë se 19 vjet pas luftës ende nuk janë gjykuar kriminelët serbë për krime gjatë luftës në Kosovë.
Ajo tha se Kosova nuk ka paditur Serbinë për gjenocid në Kosovë.
Sipas saj, nisma legjislative për gjykimin e krimeve të luftës nuk është përmbushur për gjykimin e krimeve.
“Institucionet e drejtësisë kanë pasur emra dhe mbiemra dhe dëshmi për krime, por nuk ka pasur veprime nga institucionet tona. Është forma e vetme që ne duhet ta adresojmë këtë problem. Është koha e fundit që të ndërmerren hapa në këtë drejtim”, ka thënë Haxhiu.
Deputetja e LVV, Saranda Bogujevci ka thënë se familjet e prekura nga krimet serbe ende nuk kanë gjetur drejtësi.
Ajo tha se është dëshmuar se proceset gjyqësore janë tejet me rëndësi për familjet që janë prekur gjatë luftës.