Vulin: Çfarë muri, çfarë Edita Tahiri – nuk ka bisedime të reja për Asociacionin

E publikuar: 28/12/2016 14:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në qoftë se autoritetet në Prishtinë nuk janë në gjendje t’i kryejnë detyrat e tyre që janë në përputhje me nënshkrimin e marrëveshjes për formimin të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, serbët do të marrin fatin e tyre në duar dhe më pas askush nuk do të mund t’i fajësojë ata, tha ministri serb për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Aleksandër Vulin.

“Autoritete në Prishtinë janë duke treguar një model të ri të sjelljes – vazhdimisht duan të rinegociojnë për diçka që tashmë është negociuar, të gjitha koncesionet janë dhënë, çdo gjë është menduar për të rënë dakord, është rënë dakord, nuk ka ri-negocim për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe”, u tha ministri serb gazetarëve, transmeton lajmi.net.

Ai e ritheksoi se marrëveshja e nënshkruar në Bruksel, është bërë në mënyrën që duhej të ishte.

“Jo ri-negocim për atë që tashmë është negociuar”, e bërë të qartë Vulin.

Ai shtoi, se AKS-ja nuk do të jetë kështu siç duket tash, pasi që, sipas tij, do të bëhen disa lëshime, por më vonë do të veprojnë në përputhje të plotë me marrëveshjen e Brukselit.

“Ne do të veprojmë në përputhje të plotë me marrëveshjen e Brukselit. Ajo marrëveshje parashikon formimin e AKS-së. Kjo e vendos juridiksionin e saj. Çfarë lidhje ka kjo me çfarëdo muri, Edita Tahirin apo cilindo tjetër jashtë Marrëveshjes së Brukselit. Nuk ka ri- negocim në lidhje më atë që tashmë është negociuar”, ka thënë Vulin.