Vuçiqit i dorëzohet përgjigja e KFOR’it, nesër pritet të deklarohet

E publikuar: 07/01/2023 22:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq raportohet se është kthyer nga manastiri i Hilandarit në Greqi ku ka qëndruar gjatë festave të Krishtlindjeve dhe sapo ka mbërritur në Presidencë i është dorëzuar përgjigja e KFOR-it për kërkesën për kthimin e forcave serbe në Kosovë, raportojnë mediat e afërta me të.

Sipas këtyre njoftimeve Vuçiq do të ketë një paraqitje në një televizion në Serbi ku mund të flas edhe për atë se çfarë i ka thënë NATO.

Lexo Edhe:

Ukraine’s Last Line Of Defense Could Be In Pristina’s Hands!

Vuçiq – Kurtit: Pse e thërret NATO-n kur je kaq i fortë, pse nuk hyre 20 d…
“Vuçiqi do të flasë për përgjigjen e KFOR-it, por edhe për përgjigjen e Serbisë dhe hapat e ardhshëm se si do t’i mbrojë serbët në Kosovë, të dielën në mëngjes në orën 10:00 në një intervistë për TV Pink”, ka raportuar tabloidi serb “Informer” që është një nga instrumentet informative të Vuçiq duke u thirrur në burime.