Vuçiqi takohet në Slloveni me Ramën e Zaevin: Forumi i Bledit nën hijen e “Open Balkan”

E publikuar: 31/08/2021 21:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbajti takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, me të cilët do të marrë pjesë nesër në Forumin Strategjik të Bled.

“Forumi Bled në Hijen e Ballkanit të Hapur”. Mirësevini ”, ka shkruar Vuçiq në Instagram, duke ndarë një fotografi me Zaevin dhe Ramën, shkruan Gazeta Express.

Për kryeministrin e Shqipërisë dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Vuçiq ka përgatitur një darkë në një restorant në pronësi të Konsullit të Nderit të Serbisë në Slloveni, Tomaz Kavçiq.

Forumi Strategjik fillon nesër në Bled, me pjesëmarrjen e udhëheqësve të rajonit dhe vendeve të tjera evropiane, si dhe zyrtarëve të BE -së.Lidhur me këtë Forum, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, i ka shkruar letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke u shprehur i lumtur se po e takon atë atje, në rrethana të tjera.

“Takimi jonë i fundit i shkurtër në Slavonski Brod u mbajt nën hijen e aksidentit të tmerrshëm me autobus që mori jetët e dhjetë kosovarëve gjatë rrugës së tyre për pushime verore në vendlindje”, ka shkruar Plenkoviq.