Vuçiq: Zgjidhja e raporteve historike midis serbëve e shqiptarëve domethënëse për Beogradin dhe Prishtinën

E publikuar: 31/08/2017 13:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas takimit në Bruksel me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u tha gazetarëve se janë hapur bisedimet mbi raportet afatgjata midis serbëve e shqiptarëve.

“U konfirmua Marrëveshja për Drejtësinë, u paralajmërua hapja e Urës mbi Ibër deri në fund të vitit dhe u konstatua se rreth çështjes së formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, Prishtina nuk ka bërë kurrfarë përparimi” citojnë mediat Vuçiqin, transmeton Koha.net.

theksoi se gjatë takimit është hapur edhe problemi i arrestimit të Bogdan Mitroviqit në Suharekë, pa dhënë hollësi të tjera, shtoi se nga çështjet konkrete, të cilat kanë qenë pjesë të dialogut Beograd-Prishtinë, Vuçiq shtoi se u konfirmua Marrëveshja për Drejtësinë, u paralajmërua hapja e Urës mbi Ibër deri në fund të vitit dhe u konstatua se rreth çështjes së formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, Prishtina nuk ka bërë kurrfarë përparimi.

Vuçiq ka thënë se zgjidhja e raporteve historike midis serbëve e shqiptarëve do të thoshte shumë edhe për Beogradin, edhe për Prishtinën, dhe se ato bisedime do të vazhdojnë, ndonëse, siç citohet të jetë shprehur ai, askush nuk është optimist i madh.

“Megjithatë, shoh një shans të vogël për zgjidhjen e çështjes historike ndërmjet serbëve e shqiptarëve dhe atë duhet shfrytëzuar. Ia vlen të provohet për shkak të ardhmërisë”, ka deklaruar Vuçiq.

Sipas tij, janë shqyrtuar edhe çështje të përgjithshme rajonale.

ët Thaçi e Vuçiq janë takuar sot në një kafjall pune në Bruksel, nikoqire e të cilit ishte shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini.