Vuçiq thotë se pret rezultate të mira nga vizita e Abazoviq në Beograd

E publikuar: 26/06/2022 13:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruari se pret një vizitë të mirë të kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në Beograd, duke u shprehur se beson që është e mundur të ndërtohen marrëdhënie më të mira se më parë.Në fillim të këtij muaji, Abazoviq e bëri të ditur vizitën e tij në Serbi më 29 qershor.

Vuçiq deklaroi sot se në Bruksel është parë se kur është në pyetje interesi gjeopolitik i BE-së, mund të merret statusi i kandidatit nga një shtet dhe se nuk është bërë asgjë në përgatitjen për anëtarësim të Serbisë, shkruan Tanjug, transmeton KlanKosova.tv.