Vuçiq thotë se nëntë shtete tërhoqën njohjen e Kosovës, pretendon edhe për të dhjetin

E publikuar: 04/01/2023 19:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vucic k4ebabms.cloudfront.net_production

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sonte në paraqitjen e tij vjetore, se nëntë shtete e kanë tërhequr njohjen e tyre ndaj Kosovës.

Somalia, Burkina Faso, Gabon, Estwatini, Lybia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Saint Lucia dhe Maldivet, sipas Vuçiqit, kanë tërhequr njohjen ndaj Kosovës shtet, përcjell klankosova.tv.

“Na presin sfida të vështira sa i përket Kosovës”.

”Ne nuk kemi provokuar askë. Nuk kemi bërë asnjë incident. Si mund të quhet provokim kur mbrohet Kushtetuta jonë. Janë 106 vende që nuk e njohin Kosovën. Nëntë prej tyre e kanë tërhequr. Tri janë edhe më tutje në mëdyshje”, shtoi tutje ai.

Kreu serb foli edhe rreth proceseve integruese të Republikës së Kosovës, duke thënë se vështirë që mund të bëjë diçka për në Këshillin e Evropës, porse do të mundohet me çdo kusht për në UNESCO.

“Po presim vendin e dhjetë që do ta tërheqë njohjen. A mund të bëjmë diçka për Këshillin e Evropës? Vështirë. Për në UNESCO? Do të luftojmë”, pohoi Vuçiq.