Vuçiq thotë se e ka siguruar një ilaç kundër Covidit nga Amerika e që pak vende në Evropë e kanë

E publikuar: 15/12/2021 15:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se një ilaç i ri kundër koronavirusit ka mbërritur në Serbi.

Në një video të publikuar në Instagram, Vuçiq e prezantoi ilaçin si të rrallë, ndërsa tha se e ka blerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Express.

Sipas Vuçiqit, përveç Serbisë, këtë ilaç në Evropë e ka blerë vetëm Danimarka, Lituania dhe Sllovenia.

“Një ilaç i ri kundër koronavirusit ka mbërritur në Serbi! Është blerë në SHBA-ja, kurse në Evropë bashkë me ne e kanë blerë vetëm Danimarka, Lituania dhe Sllovenia. Jetët dhe shëndeti i njerëzve janë të paçmuar!”, shkroi Vuçiq në Instagram.