Vuçiq takohet me shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe – po kërcënon me tri pika

E publikuar: 21/08/2022 12:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur dje se është takuar me shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq, me të cilin, siç thotë ai, ka ndërtuar miqësi dhe besim, por se arsyeja e takimit tha se ka qenë një ndeshje basketbolli ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë.

“Në vitet e fundit të bashkëpunimit profesional me Milan Mojsiloviqin, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, kemi krijuar një miqësi të sinqertë dhe besim të ndërsjellë”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

Vuçiq ka thënë se kanë biseduar edhe “për tema të tjera”, duke vënë tre pika në fund të mesazhit, raporton Danas, përcjell Gazeta Express.

“Besojeni apo jo, arsyeja kryesore e takimit tonë sonte ishte ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë, në të cilën skuadra jonë mundi nikoqirët”, shkroi Vuçiq.

Ky takim u zhvillua në prag të një fjalimi të paralajmëruar për të dielën nga Vuçiq, dhe para takimit të tij mevartësit e tij në Kosovë.

Vuçiq caktoi takimin me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova pas bisedimeve në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të enjten.