Vuçiq takohet me djalin e Trumpit, u diskutua për bashkëpunimin strategjik

E publikuar: 11/03/2025 13:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e priti në takim Trump Junior, djalin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Vuçiq bëri të ditur se me Trump Junior folën rreth marrëdhënieve dypalëshe midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, por edhe për temat aktuale që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale.

“Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme.

Ky takim simbolizon angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën së bashku për të adresuar sfidat globale”, tha Vuçiq.

Ky është takimi i parë i nivelit të lartë të ndonjë zyrtari amerikan me ndokënd në Serbi që nga koha kur udhëheqjen amerikane e mori në dorë presidenti Donald Trump.