Vuçiq shqiptarëve: Duam ta shihni Serbinë si shtëpinë tuaj të dytë

E publikuar: 21/12/2021 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i cili po qëndron në Tiranë në kuadër të takimeve për ”Ballkanin e hapur”, ka bërë një thirrje për shqiptarët e maqedonasit, që Serbinë ta shohin si shtëpinë e tyre të dytë.Kjo madje sipas tij meqë ngjashëm duan të ndihen edhe serbët, kur vizitojnë Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut.“Kemi arritur që gjërat të ecnin në mënyrë që të qytetarët e vendeve tona të shohin arritjen. Kjo nismë s’ka të bëjë as me Serbinë e madhe, as me Shqipërinë e madhe. Le të mos humbasin në këto diskutime që kanë të bëjnë me të shkuarën, sepse duke folur për këto gjëra, nuk mund mund të shkojmë kah e ardhmja”.“Ne duam të shohim më shumë turistë nga Tirana, nga Shkupi, nga të dyjat shtetet”.“Dua t’ju mirëpresim në Serbi, që Serbinë ta shihni si shtëpinë tuaj të dytë, sepse edhe ne duam që të ndjehemi të tillë kur vijmë në Shqipëri, apo edhe në Maqedoninë e Veriut. Kjo në mënyrë që të mos ketë më kufij për kompanitë tona. E pamë se sa të kënaqur ishin ata gjatë kësaj iniciative të nisur”.