Vuçiq: Rusia do që çështja e Kosovës të zgjidhet me kompromis

E publikuar: 10/10/2021 22:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka folur për media pas takimit me Ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.

Vuçiq ka folur edhe për dialogun me Kosovën, duke thënë se Rusia do që marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë të ketë kompromise, por jo që t’i imponohen diktime palës serbe.

“Rusia do që çështja e Kosovës mund të zgjidhet vetëm me kompromis, dhe jo duke i imponuar diktate Serbisë”, ka deklaruar Vuçiq sipas mediave serbe.

Ndërkaq Lavrov ka thënë se Rusia nuk ka ndryshuar qëndrim karshi shtetësisë së Kosovës.

Ai ka theksuar tutje se për Moskën do të ishte e pranueshme çdo zgjidhje në raport me Kosovësn e e cila do t’u shkonte përshtati serbëve.

“Jemi ndier të provokuar me veprimet e organizuar në veri të Kosovës në fund të shtatorit. Serbia dhe Presidenti Vuçiq treguar përmbajtje dhe dhanë kontribut për zgjidhjen e krizës”, është shprehur Lavrov.