Vuçiq për takimet në Nju Jork: E kuptova kush ka qenë prapa, kujt s’i kanë penguar dhe kush ka qenë kundër aksioneve të Kurtit

E publikuar: 27/09/2024 21:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se gjatë qëndrimit në Nju Jork, ka pasur diskutime jo të lehta për Kosovën, duke thënë se me bashkëbiseduesit ka pasur qëndrime të ndryshme, por megjithatë ka folur hapur për qëndrimin e Serbisë.

Vuçiq për RTS tha se gjatë atyre diskutimeve për situatën në Kosovë, ai e kuptoi “kush qëndronte pas disa veprimeve, kush nuk i kanë penguar, por edhe kush ishte kundër veprimeve të kryera nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”.

“Gjatë gjithë mëngjesit kam analizuar gjithçka që kam kaluar me zyrtarët amerikanë dhe me të gjithë të tjerët”, tha Vuçiq, duke shtuar se nuk mund të flasë për detajet e atyre bisedimeve, sepse kjo është marrëveshja.