Vuçiq paralajmëron vazhdimin e dialogut, thotë se shqiptarët e serbët duhet të kenë raporte të mira

E publikuar: 29/05/2020 17:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se është i gatshëm për vazhdim të dialogut, si dhe ka folur për raportet mes shqiptarëve dhe serbëve.

Ai tha se shqiptarët dhe serbët duhet të kenë raporte të mira, në mënyrë që të mund të ketë në paqe, transmeton Telegrafi.

Gjatë një konference për media, Vuçiq tha se në momentin që në Prishtinë formohet qeveria e re, do të jetë i gatshëm për vazhdim të dialogut.

“Shqiptarët dhe serbët paraqesin dy këmbët më të mëdha në Ballkanin Perëndimor, dhe duhet të kemi raporte të mira nëse mendojmë të jetojmë në paqe”, ka porositur Vuçiq. /Telegrafi/