Vuçiq: Nuk kishte rezultate konkrete, Kosova nuk i mori vizat

E publikuar: 23/06/2022 15:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se asnjë shtet i Ballkanit Perëndimor nuk mori asgjë nga Samiti i Bashkimit Evropian në Bruksel të enjten.

I pyetur nëse është ndërmarrë ndonjë vendim për negociatat, Vuçiq deklaroi se në Samitin e sotëm të Bashkimit Evropian nuk janë aprovuar vizat për Kosovën.

“Çdo gjë që thashë sot këtu, e thashë hapur dhe publikisht. Nëse mund ta përkthej atë që ishte e rëndësishme për ne sot. Nuk kishte rezultate konkrete, por ishte një diskutim i mirë. Nëse më pyesni nëse Maqedonia e Veriut apo Shqipëria mori një datë, jo nuk e morën, nëse Prishtina mori liberalizimin e vizave, jo nuk e mori, nëse Bosnja mori statusin, jo nuk e mori”, tha Vuçiq.